Tre raketa godasin Vinnytsian, deri më tani 12 të vrarë, mes tyre fëmijë
Në një sulm në Ukrainën qendrore....

Në një sulm në Ukrainën qendrore, mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre fëmijë. Tre raketa ruse kanë goditur ndërtesa në Vinnytsia.
Deri më tani janë shkatërruar ndërtesa banimi dhe zyra, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Vinnytsia nuk ka qenë vendi i ndonjë sulmi të mëparshëm rus që fillimi i luftës më 24 shkurt.
Zhbllokimi i eksporteve në Detin e Zi, palët dakordohen, nënshkrimi javën tjetër
Teksa mundësia e një armëpushimi në Ukrainë duket ende e largët, një rreze shprese vjen për zhbllokimin e eksporteve të grurit në Detin e Zi.
Bisedimet midis Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara në Stamboll rezultuan me dakordimin për të formuar një qendër të përbashkët koordinuese nën kujdesin e OKB-së.
Marrëveshja do të sigurojë eksportet ukrainase të grurit përmes Detit të Zi.
Qendra do të vendoset në Stamboll dhe detyra do të kryejë monitorimin e përgjithshëm dhe koordinimin e lundrimit të sigurt.
Më shumë se 20 milionë tonë drithë mbetën të bllokuara në Ukrainë për shkak të bllokadës ruse ndaj porteve të Detit të Zi. Marrëveshja shton shpresat për një zhbllokim të ngërçit që po rrezikon me krizë urie miliona njerëz.
