Botë
Spanja do t'i përforcoj ligjet antiterroriste pas sulmeve në Paris
14.01.2015 09:57
Qeveria konservative e Spanjës dhe opozita socialiste arritën pajtueshmëri për përforcimin e masave kundër terrorizmit pas sulmeve në Paris...

Qeveria konservative e Spanjës dhe opozita socialiste arritën pajtueshmëri për përforcimin e masave kundër terrorizmit pas sulmeve në Paris, deklaroi ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, Horhe Fernandes Dias.
"Arritëm marrëveshje që bashkërisht ta parashtrojmë propozimin për projekt ligjin, me vullnet të qartë për hapje ndaj partive tjera parlamentare", theksoi ai në konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësuesin e socialistëve, Antonio Ernando.
"Socialistët dëshirojnë përforcimin e luftës kundër terrorit xhihadist, me qëllim që të përmirësohet siguria, pa humbur asnjë gram nga liria", tha Ernando.
Takimi u mbajt me propozim të Partisë Popullore në pushtet. Si bazë për projekt ligjin e ri që të përdoren dhjetë ndryshimet, të propozuara nga Partia Popullore për reforma të Ligjit penal.
Ata mes tjerash parashohin burg për persona, të cilët kanë vizituar territore nën kontrollin e grupacionit xhihadist dhe kanë tentuar t'i bashkangjiten ose të bashkëpunojnë, si dhe burg për çdo njeri, i cili tenton përmes internetit ose me mënyra tjera të stprvitet të përdorë armë ose mjet shpërthyes lidhur me aktivitete terroriste.
Në këto raste hetuesit nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë se ka pasur qëllime për kryerje të sulmit./mia
