Ukraina raporton bombardime gjatë natës në Kharkiv

15.07.2022 13:56

Autoritetet ukrainase thonë se trupat ruse bombarduan.....

Autoritetet ukrainase thonë se trupat ruse bombarduan rëndë rajonin verilindor të Kharkivit gjatë natës më 14-15 korrik, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhduan në një qytet historik në jugperëndim, ku dhjetëra persona u vranë.

Ndërkohë, udhëheqësit e financave nga ekonomitë kryesore të G20-ës po mblidhen në Bali, për atë që Indonezia mikpritëse thotë se është një takim vendimtar për të zbutur pasojat katastrofike humanitare nga lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat e Emergjencave raportoi se rajoni i Kharkivit dhe qendra rajonale u goditën me raketa duke filluar rreth orës 03:00 të mëngjesit, me orën lokale.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të paktën 39 personat e pagjetur, pasi raketat ruse goditën qytetin historik të Vinnytsya në Ukrainën qendrore më 14 korrik, duke lënë të vranë të paktën 23 persona dhe plagosur rreth 52 të tjerë.