Protesta para Kuvendit, “JO” propozimit francez porositën qytetarët
Ka vazhduar edhe sot protesta nga opozita maqedonase para Kuvendit.....

Ka vazhduar edhe sot protesta nga opozita maqedonase para Kuvendit kundër propozimit francez ku protestuesit shprehen revoltën e tyre për siq thonë tradhëti të interesave të vendit.
“Nëse i thuhet po propozimit ,ne do të bullgarizohemi ose do të asimilohemi dhe për mua kjo do të jetë fundi i këtij vendi të vogël”.
“Jemi kundër propozimit për shkak se e cënon indentiten dhe gjuhën maqedonase.
“Jemi këtu për shkak se dëshirojnë ta ndryshojnë gjuhën, propozimin nuk duhet ta pranojnë ndryshe Maqedonia do të jetë e vorosur”.
“Nuk pres dhe nuk dua që të pranohet propozimi. Nëse e pranojnë ajo don të thotë se si maqedonas nuk egzistojmë para viteve 1945-ve dhe gjuha jonë nuk egziston para vitit 1991” – thanë disa nga protestuesit e sotëm.
Unioni rinor i VMRO-DPMNE-së mbajti një shfaqje para Kuvendit, ku dënuan me 101 vjet burgim Dimitar Kovaçevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq, për siç thanë tradhëti kombëtare.
“Këta persona, për të arritur interes personal, me qëllim dhe vetëdije kanë ndërmarrë hapa që çojnë në rrezikimin e identitetit gjuhësor maqedonas, ndryshimin e fakteve historike për persona dhe ngjarje në favor të Bullgarisë, me qëllimin përfundimtar për të kryer asimilimin dhe bullgarizimin e Maqedonisë” – tha protestuesja Jana Marija Stefanovska.
Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, sot përsëri përmes rrjetit social FB ka bërë thirrje që protestuesit të sillen në mënyrë të denjë dhe të protestojnë në mënyrë paqësore.
“Policia do të jetë në detyrë të ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe objekteve shtetërore vitale, me qëllim për të shmangur ngjarje të pakëndshme. Edhe një herë bëj thirrje për sjellje të përgjegjshme në këtë moment vendimtar për demokracinë. Pa tentativa për dhunë, pa krijuar tension dhe pa gjuhë urrejtjeje”. – ka shkruar Spasovski në “facebook”. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
