Radev, nis raundin e dytë për formimin e Qeverisë së re
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev....

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev filloi raundin e dytë të konsultimeve me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, para dorëzimit të mandatit të tretë për formimin e qeverisë së re në parlamentin aktual.
Pas konsultimeve me presidentin Radev, Kryetari i partisë “ Vazhdojmë me ndryshime”,Kiril Petkov, ka thënë se është e rëndësishme që të sigurohen se do ketë parlament që do mbështesë Qeverinë dhe në të cilin njerëzit mund të marrin vendime brenda parlamentit.
"Ne do të jemi maksimalisht dialogues gjatë mandatit të tretë, nëse ai do t'u jepet partnerëve tanë të koalicionit ekzistues. Ne do të bëjmë ç'është e mundur që Bullgaria të mos hyjë në rrezik politik, ne jemi të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi. Çmimi i vetëm qe nuk jemi të gatshëm ta paguajm është çmimi që njerëzit, të cilët nuk janë në parlament, të marrin vendime për fonde të mëdha publike” – tha Kryetari i “Vazhdojmë me ndryshime”, Kiril Petkov.
Desislava Atanasova nga GERB ka thënë se ata janë të gatshëm të marrin përgjegjësin e udhëheqjes të shtetit.
“Ne jemi kategorik se jo vetëm që pa ne nuk mund të ndodhin reforma në drejtësi, por ne mund të jemi motori reformues i së ardhmes në drejtësi” – u shpreh Nënkryetarja e GERB-SDS, Desislava Atanasova.
"Ka një popull të tillë" vlersojnë se bisedimet do të jenë më të lehta nëse liderët politikë distancohen nga pushteti ekzekutiv.
"Biseda për një kryeministër bëhet në negociatat mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit. Ne nuk e kemi forcuar që ai është p.sh. nga ITN apo nga ndonjë parti tjetër. Ai duhet të jetë një figurë që bashkon të vonuarit. Dhe nëse nuk është nga liderët politikë, mendoj se shumë më lehtë do të arrijmë një rezultat të mirë përfundimtar” – tha Toshko Jordanov nga ITN.
Presidenti Rumen Radev ka thënë se konsultimet i kryen me qëllim të gjetjes së unitetit rreth synimeve dhe prioriteteve kombëtare dhe në pritje të shfrytëzimit të shpresës së fundit - me mandatin e tretë për formimin e qeverisë.
“Me sa duket, pasi janë hedhur vijat e reja të kuqe, kjo nuk është një detyrë e lehtë, por politikanët si në parlament ashtu edhe në qeveri janë aty me vullnetin e qytetarëve bullgarë, të cilët presin dialog, kompromise, dhe mirëkuptim. Neve nuk na duhet thjesht një marrëveshje për një qeveri të re, por një qeveri efektive me një horizont strategjik për të ndërmarrë dhe zbatuar reformat e nevojshme” – tha Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Nëse edhe kjo përpjekje dështon, atëherë Presidenti i Bullgarisë detyrohet të shpërndajë Kuvendin Kombëtar, të caktojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të emërojë një qeveri kalimtare që do t'i organizojë ato brenda dy muajsh.
Si datë më e mundshme për mbajtjen e tyre, Radev sheh fillimin e tetorit. (Sanije Duraku, TVM2)
