MPB Tetovë, detaje për aksidentin ku humbi jetën 19-vjeçari

15.07.2022 16:03

Policia në Tetovë ka dalë me sqarime rreth aksidentit....

Policia në Tetovë ka dalë me sqarime rreth aksidentit të rëndë të pasdites së të enjtes, ku humbi jetën një 19 vjeçar. Ai u përplas me një traktor me rimorkio, teksa ngiste motorin në rrugën lokale në Sllatinë.

“Dje rrethe orës 17:00 në rrugën lokale në fshatin Sllatinë, ka ndodhur një aksident trafiki me anë të një motoçiklete, që e ka drejtuar një 19 vjeçar me anë të një traktori me rimorkio, të drejruar nga një 60 vjeçar, të dy nga i njëjti fshat, Sllatinë. Nga lëndimet e marra motiçiklisti menjëherë është dërguar në spitalin klinik në Tetovë, e ku më pas për shkak të lëndimve të rënda është dërguar për në Spitalin e Shkupit, ku nga lëndimet e rënda edhe ka ndërruar jetë” – tha Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Nga policia bëjnë apele për kujdes të shtuar gjatë ngasjes së mjeteve motorrike e respektimt të rregullave të qarkullimit, për të parandaluar aksidentet, sidomos ato me  pasoja fatale.

Policia e Tetovës ka ndërmarë, ndërkohë edhe një aksion vetëdijësimi për respektimin e rregullave në trafikun rrugor. (Visar Sadiki, TVM2)