Komisioni për sëmundje infektive, nuk ka vendim për masa shtesë kufizuese
79,9 % e të infektuarve me “Covid-19”.....

79,9 % e të infektuarve me “Covid-19” në krahasim me javën e kaluar, por numër i ulët me hospitalizime. Në komisionin e sëmundjeve infektive konstatuan se numri i të infektuarve po rritet, por pacientët janë me simptoma të lehta.
“Informacionet e fundit që i morrëm nga klinika e sëmundjeve infektive dhe repartet e tjera nga sëmundjet infektive në vend, që janë të hospitalizuar 25 pacientë, që vetëm në Klinikën e Sëmundjeve infektive 2 pacientë janë në mbeshtjetje të oksigjenit, të tjerët janë në gjendje stabile, nuk ka përkeqësim të sistemit shëndetësor, nuk ka hospitalizim shtesë, edhe pse kohëve të fundit është vërejtur rritje e vizitave të kontrolleve nëpër ambulanca” – tha Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.
Nuk ka vendim të masave restriktive shtesë të atyre që janë ende në fuqi, vlerësojnë nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive.
Në shumë instituicione ka mungesë të testeve për “Covid-19”, por nga Komisioni thonë se së shpejti do të plotësohen.
Numri i rritur i pacientëve që shkojnë nëpër kontrolle, ka bazë të mendohet për riorganizimin e sistemit primar shëndetësor, Komisioni lidhur me këtë, do të analizojë javën e ardhshme, kur do të kenë edhe informacione shtesë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
