Botë

Në vitin 2014 më shumë se 276.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE

14.01.2015 10:02

Më shumë se 276.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në Bashkimin Evropian në vitin 2014. Kjo është 138 për qind më shumë në krahasim me vitin 2013...

Më shumë se 276.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në Bashkimin Evropian në vitin 2014. Kjo është 138 për qind më shumë në krahasim me vitin 2013, deklaroi eurokomisari për imigracion Dimitris Avramopulos.
 
Ai theksoi se 207.000 imigrantë ilegalë në BE kanë hyrë nga Deti Mesdhe.
 
"Nga shtatori më shumë se 12 objekte lundruese me imigrantë ilegalë mbërritën në Evropë. Kjo tregon se tregtarët me njerëz gjejnë rrugë dhe metoda të reja. Kjo ndodh kur konfliktet në fqinjësi krijojnë presion të përhershëm nga refugjatë në Evropë dhe kjo do të vazhdojë nëse BE-ja nuk ndërmerr aksione vendimtare dhe adekuate", theksoi Avramopulos.
 
Eurokomisari theksoi se BE-ja duhet ta intensifikojë luftën kundër tregtisë me njerëz, si dhe t'i përforcojë mekanizmat dhe këmbimin e informatave për aksionet e tregtarëve me njerëz dhe ta përmirësojë efikasitetin e instrumenteve ligjore.
 
"Ne mbajmë lidhje të ngushta me autoritetet turke, që shpejta ta adaptojmë strategjinë për shkak se Turqia u bë njëra nga rrugët alternative të tregtarëve me njerëz. Krahas kësaj vendet-anëtare të BE-së së bashku duhet të përpunojnë program për akomodim të refugjatëve", theksoi Avramopulos./mia