Konfederata e sindikatave të lira, infermierët të nënçmuar në punën e tyre

15.07.2022 17:00

Rrogat në sektorin e shëndetsisë janë të ulëta....

Rrogat në sektorin e shëndetsisë janë të ulëta, ndërsa nuk ka edhe kushte për punë, ankohen nga sindikati i shëndetsisë. Nga këtu thonë se gjithashtu infermierët janë të nënçmuar në punën e tyre, pasi nuk u paguhen ditët jopune si dhe nuk u pranohen diplomat për avansim të mëtutjeshëm. 

“Për infermieret që kanë të mbaruar shkollë tjetër më të lartë, nuk ju pranohet. Njejtë edhe tek ne në repartine geriatrisë, përkëdhelëset kanë të mbaruar për infermiere, por diplomat nuk ju pranohen. Në laboratorinë fizikale gjithashtu kanë të mbaruar arsimim të lartë, diplomat e tyre nuk pranohen.” – tha Koordinatori i Sindikatës së Shëndetësisë – KSL, Llaze Kostovski.

Sindikati i pavarur i Policisë, në MPB ka konflikt interesi

Edhe nga sindikati i pavarur i policisë me ankesa dhe kërkesa të tyre. Sipas këtij sindikati, në MPB ekziston konflikt interesi për shkak se shumë eprorë janë edhe kryetar të komisionit disiplinor edhe përfaqësues të sindikatit tjetër të policisë.

“Zotëri ministër i punëve të brendshme, keni kujdes se çfarë njerëz po vendosni në komisionet për procedura disiplinore, pasi kjo veçmë me vite  është e papërballueshme. Një përfaqësues i sindikatës tjetër të policisë është edhe kryetar i SPB-së, konkretisht SPB-Veles dhe Tetovë, edhe shef i policisë, edhe kryetar i komisionit disiplinor. Ai ngriti procedurë për dënim, ai është shef dhe ai pret nga ana tjetër që të mundet ta dorëzon saktë iniciativën për dënim deri te ministri” – u shpreh Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev.

Nga sindikati i pavarur i policisë gjithashtu thonë se përballen me kushte të këqija për punë. (Ersan Pajaziti, TVM2)