“Covid-19”, 504 raste të reja, 321 të shëruar në 24 orët e fundit

15.07.2022 17:40

Ministria e Shëndetësisë bën me dije....

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë bërë 1.385 analiza, dhe janë regjistruar 504 raste të reja me COVID-19 më së shumti në  Shkup 264.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve janë regjistruar 133 riinfeksione.

Janë regjistruar 321 pacientë të shëruar më së shumti  nga Shkupi 166.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për persona të vdekur.

Sipas regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me COVID-19 nga “Termin im”, dy persona të vdekur nga Sveti Nikole (75 vjeç) dhe Kumanova (72 vjeç), të cilët kanë vdekur në shtëpi, janë regjistruar si të vdekur më 16 qershor dhe 30 qershor.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me “COVID-19” në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 318.138, numri i të shëruarve është 306.309, numri i të vdekurve është 9.339, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.490.