Botë

Vazhdojnë sulmet në Ukrainë, 3 viktima dhe 15 të plagosur në Dnipro

16.07.2022 12:17

Tre të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci pas sulmit me raketa që bombarduesit strategjikë rusë goditën në qytet juglindor të Ukrainës, Dnipro....

Tre të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci pas sulmit me raketa që bombarduesit strategjikë rusë goditën në qytet juglindor të Ukrainës, Dnipro.

Raketat ruse goditën një fabrikë industriale në qytet dhe një rrugë të mbushur me njerëz pranë objektit. Sulmi në Dnipro erdhi një ditë pasi një sulm raketor rus vrau të paktën 23 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 në Vinnytsia, një qytet në jugperëndim të Kievit. Fushata ushtarake e Rusisë është përqendruar në Donbas në lindje të Ukrainës, por forcat ruse gjithashtu kanë goditur pjesë të tjera të vendit. Një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën si rezultat i bombardimeve ruse në zonat e banuara në Sumy të Ukrainës lindore.

Kievi akuzon Moskën se ka nisur sulmet nga centrali bërthamor më i madh i Europës në Zaporizhzhia.