Botë
Europa në flakë, zjarre në Greqi, Portugali, Spanjë, Kroaci e Itali
16.07.2022 13:08
Errërat e forta, thatësirat dhe temperaturat e larta janë shkaktar të shpërthimit të disa zjarreve në Greqi...

Errërat e forta, thatësirat dhe temperaturat e larta janë shkaktar të shpërthimit të disa zjarreve në Greqi. Pesë rajone vazhdojnë të jenë të përfshira nën flakë dhe ende të jenë më të rrezikuara. Autoritetet greke po punojnë në shuarjen e zjarreve në terren.
“Pamë zjarrin dhe tymin e madh. Fqinji ynë ishte afër meje kur shpërtheu zjarri dhe së bashku mënjëherë thirrëm zjarrëfikësit dhe për rreth 5 ose 10 minuta ata arritën këtu.”, u shpreh një banore.
“Hyrëm nëpër shtëpitë tona dhe thirrëm zjarfikësit dhe ata mënjëherë erdhën.”, tha një banor.
“Një zonj e pa zjarrin dhe filloi të qante duke bërtitur, zjarr zjarr dhe të gjithë u larguam nga këtu.”, u shpreh një banor.
Në Spanjë për shkak të zjarreve me përmasa të mëdha dhe valës së nxehtit kanë vdekur rreth 281 qytetarë. Banorët e disa qyteteve të Spanjës janë evakuar, ndërsa ekipet e zjarrfikësëve po punojnë për shuarjen zjarrit në Monsangro, mirëpo është shumë vështirë pasi që i njëjti është përhap në Parkun Kombëtar Monfransh. Temperatura 47 gradë edhe në Protugali që favorizojnë zjarret.
“Nata e kaluar zjarrët ishin pak më të qeta mirëpo pavarësisht kësaj në mënyrë preventive evakuam banorë të disa fshatrave për rreth.”, tha një banor.
“Na u dogj na u shkrumu shtëpia. Mbetëm pa kulm mbi kokë.”, u shpreh një banore.
Në gjatë ditëve të fundit rreth 10.000 qytetarë të Francës u evakuuhan nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve.
“Për dallim nga viti 2020, tani kemi 3 herë më shumë pyje të djegura. Kemi zjarre të cilët shpesh po shpërnadhen dhe zgjerohen më gjërë. Dëshirojë ti falëminderoj të gjithë ata që punojnë për të mbrojtur a banorët në zona e rrezikuara. Po përfitojmë edhe nga solidariteti europian, Greqia na dha në dispozicion disa aeroplanë për shuarjen e zjarrëve.”, tha president i Francës Emmanuel Makron.
Edhe në Italia dhe Croacia kanë informuar për shpërthimin e disa të reja zjarreve pyjore.
Jo zyrtarisht, disa media botërore rapotojnë se deri tani janë djegur rreth 7.000 hektarë tokë në gjithë Europën. Të rrezikuar për shpërthimin e zjarreve të të mëdha mbeten Algjeria dhe Maroku.
REXHEP QAMILI
