Kulturë
Struga nisi verën kulturore, në tre net mbahet edicioni i 31të i festivalit “Këangë Jeho”
16.07.2022 13:43
Vera kulturore në Strugë ka filluar. Festivali i njohur “Këngë Jeho” mbrëmë bëri hapjen e natës së parë të edicionit 31....

Vera kulturore në Strugë ka filluar. Festivali i njohur “Këngë Jeho” mbrëmë bëri hapjen e natës së parë të edicionit 31. Këngëtar dhe ansamble të ndryshme kulturore artistike performuan në skenën e këtij festivali në sheshin e qytetit. Ndryshe nga 30 vitet e kaluara, ku festivali ishte në nivel mbarë kombëtar, e ku mirrnin pjesë ansamble nga qytete të ndryshme të trojeve shqiptare, këtë vit festivali filloi rrugën e tij në nivel ndërkombëtar. Për herë të parë në festival përveç valleve të larmishme shqiptare, struganët patën mundësinë të shohin dhe njihen edhe me vallet bullgare dhe greke.
“Me plot bindje e them se jemi një nDër festivalet më të mëdhenj të trojeve shqiptare, përpos Gjirokastrës, Struga është me të vërtet një shkëmb graniti që askush nuk mund ta lëvizë, për këtë arsye un vendosa që ta rikthej nga mbarëkombëtare në ndërkombëtare, që të na dijë bota mbarë se kush jemi. Sot Struga arriti të bëjë bashkimin, ta quaj multietnike të kulturave që i kemi në këto troje ku jetojmë.”, tha drejtor i festivalit “Këngë Jeho”, Zini Jusufi.
Të ftuar kanë qenë edhe pjesmarrë nga Ukraina, por për shkak të bombardimeve të reja atje, është anuluar ardhja e tyre. Ndërsa ftesë kanë marrë edhe ansamble nga Kili, Argjentina, Italia dhe Turqia, por për shkaqe të ndryshme nuk arritën të marrin pjesë. Udhëheqësia e festivali thotë se vitet në vazhdim pikërisht këto vende do të performojnë në skenën e Këngë Jeho. Si çdo vit traditë, festivali zgjat 3 ditë, me transmetim të drejtpërdrejtë në TVM 2.
ILMIE ZHAKU
