Kulturë

Vera kulturore në Strugë, 3 netë artistët më të mirë në “Struga Fest”

16.07.2022 14:06

3 musketierët, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda...

3 musketierët, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda, hapën natën eparë të edicionit të dytë të festivalit Struga Fest që mbahet në Strugë e që në javët në vazhdoim do ta ndiqni edhe në ekranin e TVM2. 
 
“Tani qyteti Strugës nuk do jetë veçse qytet turistik, por vazhdimisht ne do punojmë mbi kulturën strugane.”, tha Fitore Istrefi, drejtoreshë  e festivalit “Struga Fest”.
 
“Unë e përgëzoj Fitoren për gximin, menaxhimin dhe organizimin e këtij festivali që për mua vitin e kaluar ishte spektakël dhe besoj se edhe këtë vit do të jetë shumë mirë.”, tha Avni Qaili, redaktor i programit kulturor TMV2.
 
“Ky apel është për të gjithë struganët, mërgimtarët, artdashërit, ta vizitojnë Strugën dhe duke ardhur në Strugë ata do të forcojnë ekonominë tonë dhe do të rrisin presionin për të rritur cilësinë e festivaleve tona.”, tha Arbëresha Vlashi, kryetare e këshillit të komunës.
 
“Mendoj që ky festival dalngadalë po futet në binaret e duhur dhe po bëhet si aset për kulturën strugane. Besoj me këto artistë të mëdhenj që janë sonte të hapin festivalin dhe artistë të vitit të kaluar, ecim në drejtim të duhur.”, tha Mendi Qyra, mbështetës i festivalit.
 
“Është kënaqësi që jemi në këtë festival si unë, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, një kënaqësi e veçantë e orkestrës së RTSH që do na mbështeti dhe grupit të rokut që na mbështet gjithmonë. Ndihemi të privilegjuar, në këtë ambient të bukur ku gjithçka rrezullon, përveç ambientit edhe njerëz shumë të dashur, paqësor dhe miqësor.”, Redon Makashi, këngëtar.
 
“Do doja shumë që e gjithë shqipëria që është këtej të vijë në Strugë gjatë festivalit, jo vetëm për mua por për të gjithë artistët që performojnë.”, Vlashent Sata, këngëtar.
 
Nata e dytë vazhdon  me recitalin e nga pianistja strugane Xhevrie Tule dhe koncerti përmbyllës i këtij edicioni do të bëhet nga këngëtari Vlashent Sata. 
 
ILMIE ZHAKU