Maqedoni

Negociatat për anëtarësimin në BE, Rama: Nuk kemi më asnjë pengesë

16.07.2022 15:31

Edhe Kryeministri i Shiqpërisë Edi Rama reagoi menjëherë pasi Kuvendi ynë miratoi propozimin francez me 68 vota “pro”...

Edhe Kryeministri i Shiqpërisë Edi Rama reagoi menjëherë pasi Kuvendi ynë miratoi propozimin francez me 68 vota “pro”. Sipas tij, tashmë “negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë”.
 
“Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund. U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. Rama njofton se “delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit”.
 
“Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë,”, thuhet në postimin e Ramës.