Basketboll
Voriorsat regjistruan fitoren e shtatë në seri
14.01.2015 11:28
Nga shtatë ndeshjet e mbrëmshme të luajtura në NBA, më së shumti spikat fitorja e re e Golldën Stejtit, e shtata në seri...

Voriorsat e udhëhequr nga Stefën Keri dhe fal paraqitjes së shkëlqyeshme në periudhën e tretë, arritën të triumfojnë kundër Jutës, me 115:106.
Në fitoren e 30-të të ekipit më të mirë në NBA sivjet, Keri kontriboi me 27 pikë e 11 asiste.
Një yll tjetër I madh, Lebron Xhejms, është kthyer në parket, por nuk arriti të kthej ekipin e tij në ritmin e fitoreve. Kavalirsat regjistruan edhe disfatën e gjashtë rrishtaz, tani duke humbur nga Feniksi me 107:100.
Markif Moris me 35 pikë solli fitoren për sansat, ndërsa Klivlendit nuk I mjaftuan 33 pikët e “mbretit”.
Nga ana tjetër, Mo Uiliams regjistroi paraqitjen më mbreslënëse të mbrëmjes, duke shënuar rekord të karierës së tij, 52 pikë, në fitoren e Minesotën kundër Indianës.
Në takimet tjera, deri te fitorja erdhën Atllanta, Uashingtoni, Dallasi dhe Majami.
MUSTAFA ADEMI