Maqedoni
Ali Ahmeti: Urime qytetarë, urime vendit, kthim prapa ska
16.07.2022 15:49
Pas votimit të propozimit francez ka reaguar në rrjetet sociale edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti...

Pas votimit të propozimit francez ka reaguar në rrjetet sociale edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke e përshëndetur vendimin:
“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”, shkruan Ahmeti.
