Maqedoni
Ziadin Sela: Në 2017 mundësuam antarësimin në NATO, sot në BE
16.07.2022 15:52
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në rrjetin social facebook...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në rrjetin social facebook ka pershendetur votimin e propozimit francez duke treguar se sa vendimtarë ishin deputetët e ASH-së për të siguruar kuorum për miratimin e konkluzave.
“Sot deputetët e Aleancës për Shqiptarët ishin vendimtarë në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez, që hap dyert e BE-së, të cilat ishin mbyllur për tre dekada.Ashtu si edhe në vitin 2017 kur mundësuam anëtarësimin në NATO edhe sot, dëshmuam se pushteti nuk na josh, e të qenurit në opozitë nuk na bën më pak përgjegjës, por përkundrazi, duke parë papërgjegjësinë e këtij pushteti i qëndruam besnik fjalës së dhënë qytetarëve tanë dhe amanetin e çuam në vend.”, shkruan Ziadin Sela.
