Maqedoni
Kovaçevski urim deputetëve: Faleminderit që votuat për të ardhmen në BE
16.07.2022 16:10
Kryeministri Kovacevski dhe krerët e partive që votuan pro propozimit...

Kryeministri Kovacevski dhe krerët e partive që votuan pro propozimit, kanë përshëndetur vendimin që i hap rrugën europiane vendit tonë.
“Nuk ka patriotizëm më të madh se të përkrahësh prosperitetin e vendit dhe vendimet që janë me interesin më të lartë për shtetin dhe qytetarët.Më në fund, gjuha maqedonase do të ketë jehonë kudo në Evropë. Kështu e duan shtetin, me vendime të mençura dhe burrështetas!”, thuhet në postimin e kryeministrit Kovaçevski në FB.
