Sportet E Tjera

Viti 2015 shumë i rëndësishëm për Blerina Seferin

14.01.2015 11:30

Kampionja Ballkanike, Blerina Seferi, pas qëndrimit disaditor në Shipkovicë, është kthyer në Hamburg ku edhe ka filluar përgatitjet intensive për sezonin e ri 2015...

Ky vit pritet të jetë shumë i rëndësishëm për talenten shqiptare, pasi ajo do merr pjesë në kampionatin evropian por edhe kupat botërore.

Gjithqka do filloj me 24 janar kur edhe do të ketë testin e parë, kur do paraqitet në turneun ndërkombtar që do të zhvillohet në Gjermani, kurse menjëherë muajin e ardhshëm Blerin e pret edhe kampionati gjerman.

“Viti 2015 do jetë shumë më rëndësi për mua, pasi pres të paraqitem në kampionatin evropian dhe atë botëror. Për të marr pjesë në këtë të fundit, normal duhet që në muajin e ardhshëm të bëhem kampione e Gjermanisë. Stërtvitjet i kam filluar në temp intenziv kurse ato po i zhvilloj nën përkujdesin e trajnerit të Hamburgut, Slavko Tekic, i cili ka vetëm fjal të mira për mua. Ndërkohë që edhe unë i falinderoi publikisht për përkrahjen që po ma jep”, tha Seferi.

Ndryshe, Blerina Seferi, në muajin Prill do të udhëtoj edhe në Rusi ku do të zhvillohet kupa evropiane.

Në këtë aktivitet pritet të paraqitet edhe Kosova nën drejtimin e Driton Kukës.

Duhet cekim se Bleri me seleksionuesin kosovar ka raporte shumë të mira, andaj edhe këshillat nuk mungojnë.