Maqedoni

Qeveria miraton konkluzionet e Kuvendit, Kovaçevski: Pas 17 vitesh u hap rruga drejt BE-së

16.07.2022 18:01

Kryeministi Kovaçevski i lumtur që më në fund pas 17 vitesh, Maqedonia e Veriut arriti atë që aq shumë e ka pritur...

Kryeministi Kovaçevski i lumtur që më në fund pas 17 vitesh, Maqedonia e Veriut arriti atë që aq shumë e ka pritur e konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet më 19 korrik në Bruksel. Ripotencoi se askush nuk flet për gjuhën dhe identitetit e këtë qytetarët duhet ta kenë të qartë.

“Sot kemi një kornizë negociuese në të cilën mbrohet gjuha dhe identiteti maqedonas, çështjet historike janë jashtë saj dhe jemi një hap larg mbajtjes së seancës së parë ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së,  më në fund pas 17 vitesh. Nga sot e tutje, ne po ecim përpara me një hap të përshpejtuar drejt BE-së.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Sulmoi ashpër opozitën maqedonase, e cila “ulërinte”, foli për skenarë të zinj, dogji, grisi, ofendoi shtete miq të vendit dhe tregoi se nuk i interesojnë interesat e shtetit, por mendon vetëm për  "pallate të bardha, makina dhe para".
 
“Ne i themi po një shteti civil multietnik të integruar në BE, me një identitet solid. Dhe njerëzit me identitet solid mund të ndërtojmë një shtet dhe ta rimëkëmbin atë ekonomikisht.”, tha Kovaçevski.
 
Në pyetjen nëse Bullgaria ose ndonjë shtet tjetër, konteston gjuhën dhe identitetin, a do tërhiqej qeveria nga negociata, Kovaçevski me përgjigje:  
 
“Nuk do të ketë një situatë të tillë, sepse në kornizën e negociatave është thënë shumë qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut i fillon negociatat në gjuhën maqedonase. Më 19 në Bruksel do ta lexoj fjalën hyrëse në gjuhën maqedonase.”, u përgjigj Kovaçevski.
 
Falenderoi Mariqiqin e Osmanin për punën e bërë për avancimin e pozitave shtetërore e informoi se në lidhje me protokollin, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u ngarkua që ta informojë Republikën e Bullgarisë për konkluzionet që Kuvendi ka votuar dhe ta finalizojë protokollin. 
 
Duke komentuar mosvotimin e Pavle Tranajovit, Kovaçevski tha se gjithkush ka të drejtë të veprojë ashtu si mendon por koalicioni qeveritar është i sigurt. Ftoi për unitet e besim, për angazhim për një jetë më të mirë, zhvillim e një shtet multietnik, qytetar e europian. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU