Maqedoni
Osmani: Vendi ynë do të vazhdojë në rrugën e integrimit europian
16.07.2022 18:10
Vendi ynë do të vazhdojë në rrugën e integrimit europian, reagon ministrti jashtëm Bujar Osmani...

Vendi ynë do të vazhdojë në rrugën e integrimit europian, reagon ministrti jashtëm Bujar Osmani, pas miratimit të konkluzioneve nga Kuvendi.
“Përshëndes konkluzionet e sotme të Kuvendit, i cili pas një debati të gjerë treditor, propozoi që Qeveria ta miratojë Propozim-kornizën negociouese për të nisur negociatat e anëtarësimit të RMV-së me BE-në
Vendi ynë do të vazhdojë në rrugën e integrimit europian, me vizionin për të qenë një vend i reformave reale europiane dhe një vend i denjë për të jetuar dhe punuar.
Qytetarët ndajnë këtë vizion dhe duan të bëhen pjesë e familjes evropiane dhe të kontribuojnë në vendosjen e parimeve evropiane, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit ekonomik,”, shkruan Osmani.
