Maqedoni
Osmani nesër në Bullgari, nënshkruhet Protokolli
16.07.2022 20:26
Për t’u mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare të martën, është e nevojshme nënshkrimi i Protokollit me Bullgarinë...

Për t’u mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare të martën, është e nevojshme nënshkrimi i Protokollit me Bullgarinë. Ministri i Osmani, të dielën do të udhëtojë për në Sofje, ku do të mbahet takimi i dytë i komisionit të përzier ndërqeveritar dhe shefat e diplomacisë, Osmani dhe Gençovska, do të nënshkruajnë Protokollin ndërmjet dy ministrive. Ky do të jetë takimi i dytë i komisionit të përzier ndërqeveritar, dhe do të mbahet në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017.
Në një brifing me gazetarët, Osmani ka shpalosur Kornizën negociuese, e cila do të publikohet po të dielën. Për t’u mbajtur konferenca e dytë ndërqeveritare, duhen bërë ndryshimet e nevojshme për përshfirjen e bullgarëve në Kushtetutë, e ky është kompromisi për ta ruajtur gjuhën dhe identitetin maqedonas. Shefi i diplomacisë së RMV-së, tha se skriningu zgjat zakonisht 1 vit e gjysëm, e po kaq është periudha që vendi ynë ka në dispozicion për të bërë ndryshimet kushtetuese.
