Hansdotter më e mira në slalomin e Flachau
Suedezja Frida Hansdotter fitoi në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës në ski, e cila u zhvillua në orët e mbrëmjes në Flachau të Austrisë...
Skiatorja suedeze shënoi fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm, ndërsa ishte e dyta në karrierën e saj. Ajo arriti e para me kohë të kaluar për 1:49.59 minuta.
Hansdotter qe më e shpejtë për 63 të qindtat e sekondës se skiatorja sllovene Tina Maze, e cila nuk ishte aq e përsosur në shteg për të fituar garën.
Maze la pas vetes për dy të qindtat amerikanen Mikaela Shiffrin. Edhe skiatorja amerikane ishte shumë afër vendit të dytë por vetëm fati sportiv ia ktheu shpinën, por pas saj mbetet për katër të qindtat zvicerania Ëendy Holdener.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Tina Maze, kryeson me 857 pikë, e cila përcillet nga Mikaela Shiffrin me 605 pikë, pasojnë: Anna Fenninger (Austria) 487, Frida Hansdotter (Suedia) 459, Kathrin Zettel (Austria) 450, Maria Pietilae Holmner (Suedia) 347, Lindsey Vonn (SHBA) 312, Viktoria Rebensburg (Gjermania) 303 pikë etj.
Hansdotter me 460 pikë udhëheq në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit ose ka 41 më tepër se vendi i dytë Mikaela Shiffrin dhe 46 se Maze.