Maqedoni

Pendarovski: Vendimet nuk ishin të lehta, BE të veprojë pa vonesa!

16.07.2022 20:32

Presidenti Stevo Pendarovski, ka reaguar për miratimin e propozimit francez nga Parlamenti maqedonas...

Presidenti Stevo Pendarovski, ka reaguar për miratimin e propozimit francez nga Parlamenti maqedonas, akt ky që hap rrugën për çeljen e negociatave për Shkupin dhe Tiranën.
Me anë të një postimi në Facebook, Pendarovski tha vendimi nuk ishte i lehtë por se ai zhbllokonte procesin integrues.
 
“Vendimi i marrë sot nga qeveria dhe Parlamenti, nënkupton mbështetje për axhendën europiane të vendit.
 
Vendimet nuk ishin të lehta për tu marrë, por ato do të mundësojnë zhbllokimin e integrimit europian dhe zbatimin e procesit të nevojshëm të shqyrtimit.
 
Tani është koha që Europa të veprojë, pa vonesa”, shkroi presidenti.