Botë

Transportonte armë Serbe drejt Bangladeshit, 8 viktima nga rrëzimi i avionit ukrainas në Greqi

17.07.2022 12:20

Një avion mallrash ukrainas u rrëzua në zonën e Kavallës në Greqi...

Një avion mallrash ukrainas u rrëzua në zonën e Kavallës në Greqi, duke iu marrë jetën 8 personave që ndodheshin në bord. Avioni pësoi avari në një prej motorëve dhe piloti kërkoi leje për t’u ulur në aeroportin e Kavallës, por nuk arriti të mbërrinte deri atje, pasi mori flakë që në ajër, para se të përplasej në tokë. Pas rrëzimit, në zonë janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, gjë që ka bërë që autoritetet greke të evakuojnë dhjetëra banorë të zonës së Paleochorit. 
 
Sipas autoriteteve të aviacionit, avioni ishte nisur nga Nishi dhe kishte si destinacion Jordaninë. Ai transportonte ‘materiale të rrezikshme’, që për shumë ekspertë mendohet se ishin armatime për luftën në Ukrainë. Por ministri i mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, sqaroi se avioni ukrainas i mallrave vërtetë transportonte armë serbe, por ato  si destinacion përfundimtar kishte Bangladeshin.
 
“Avioni u ngrit rreth orës 20:40 nga Nishi dhe po transportonte rreth 11.5 ton produkte të industrisë sonë të armëve te klienti i fundit në Bangladesh. Konsumatori ishte Ministria e Mbrojtjes e Bangladeshit, pra një përdorues përfundimtar legjitim... Fatkeqësisht, një sërë mediash filluan të spekulojnë me qëllim të keq dhe të japin informacione të rreme se avioni po transportonte armë në Ukrainë, gjë që është krejtësisht e rreme dhe keqdashëse.”, tha Nebojsha Stefanoviç, mnistrër i mbrojtjes i Serbisë
 
Stefanoviç deklaroi se asnjë leje nuk është lëshuar kurrë për transportin e armëve nga Serbia në Ukrainë ose Rusi. 
 
REXHEP QAMILI