Maqedoni
U nënshkrua protokolli ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
17.07.2022 11:57
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe homologia e tij Teodora Genchovska nënshkruan sot në Sofje....

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe homologia e tij Teodora Genchovska nënshkruan sot në Sofje protokollin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Protokolli u nënshkrua pas mbledhjes paraprake të komisionit ndërqeveritar të dy vendeve.
Osmani tha se nënshkrimi hap një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, e bën që bashkëpunimi të jetë më i ngushtë dhe i bazuar në besim.
“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vitesh me status kandidat, RMV ka mundësinë që nesër, pasnesër, të fillojë negociatat me BE-në, që nisin fazën e fundit të anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë që ky proces bashkëpunimi me Republikën e Bullgarisë, por edhe rruga tjetër e negociatave të anëtarësimit me BE-në, do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve. Presim mbështetje nga Republika e Bullgarisë në këtë rrugë, e cila sapo ka filluar negociatat për anëtarësim në BE”, tha Osmani.
Gencovska tha se Bullgaria është vendi që mbështet më fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. I urojmë suksese në rrugën që kanë dashur ta ndjekin prej kohësh. Shpresoj që me përpjekje të përbashkëta dhe me mbështetjen tonë të arrijnë atje ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti dëshirojnë, që është anëtarësimi në BE”.
Sipas saj, tani mbetet të përmbushet ajo që është rënë dakord, e cila do të kërkojë angazhim serioz nga të dyja vendet.
Me nënshkrimin e protokollit hapet rruga për mbajtjen e konferencës së parë politike ndërqeveritare të RMV-ë dhe BE-së.
Në Sofje si pjesë e delegacionit qeveritar, përveç ministrit Osmani, janë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Bochvarski.
