Botë
Kinë, shirat shkaktojnë përmbytje shkatërruese
17.07.2022 12:55
Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur shumë pjesë të Kinës ditët e fundit...
Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur shumë pjesë të Kinës ditët e fundit, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese në më shumë zona.
Njerëzit e bllokuar në zonat e përmbytjeve, janë shpëtuar me shumë vështirësi nga ekipet, për shkak të rrugëve të mbuluara nhga uji. Në provincën Gansu, zjarrfikësit shpëtuan tre persona të bllokuar në një lumë teksa po riparonin ekskavatorët në bregun e tij përpara se stuhia të godiste papritur zonën. Pas katër orësh përpjekjeje, të tre u sollën vend të sigurt. 365.6 mm shi ranë në vetëm një ditë në Qingyang. Uji Përmbyti një fabrikë pranë stacionit hekurudhor në Qingcheng, duke bllokuar punëtorët brenda ndërtesës dhe duke detyruar autoritetet t’i nxjerrin ata me vinç nga çatia.
