Maqedoni

Qyçuk: Është në interesin e Bullgarisë që të ketë një fqinj që është në BE

17.07.2022 13:24

Raportuesi i përhershëm në Parlamentin Evropian për RMV-në, Ilhan Qyçuk

Raportuesi  i përhershëm në Parlamentin Evropian për RMV-në, Ilhan Qyçuk, përshëndeti zhvillimet e fundit në parlamentin e Maqedonisë dhe atë të Bullgarisë dhe nënshkrimin e Protokollit dypalësh. Ai beson se procesi i integrimit evropian të RMV-së nuk do të ndërlikohet me probleme shtesë nga pala bullgare.
 
“Është në interesin e Bullgarisë që të ketë një fqinj që është në BE. Nuk ka nevojë të problematizohet pse e gjithë kjo gjendet në dokumentet europiane. Komisioni Europian përmes procedurave të tij kujdeste që të respektohet çdo gjë që është regjistruar si identitet, dhe gjuhë për Maqedoninë e Veriut. Opozita atje duhet të vendosë nëse dëshiron që RMV të jetë pjesë e BE-së dhe të tregojë jo vetëm guxim, por edhe mençuri në qëndrimet dhe veprimet e saj, apo të mbetet diku në fushën e grisë dhe vendi i RMV-së në BE, të merret nga një vend tjetër.”, thotë raportuesi për RMV-në në  Parlamentit Europian.