Maqedoni
Në Kërçovë u mbajtë akademia përkujtimore “Pesë vjet pa Qaniun”
17.07.2022 13:49
Pas prezentimit të video-materialit “Qani Mehmedi-udhëtimi nëpër stuhi i gazetarit të lirisë”....

Pas prezentimit të video-materialit “Qani Mehmedi-udhëtimi nëpër stuhi i gazetarit të lirisë” kolegët dhe miqtë e tij nga hapësirat shqiptare, shpalosën kujtimet e tyre mbi veprimtarinë e tij si gazetar, publicist dhe intelektual i guximshëm, si misionar dhe vizionar që mobilizonte masat dhe u jepte atyre moral për proceset e kthesave vendimtare të kombit.
Me këtë rast, profesor Astrit Memia, në emër të Forumit “Imazh dhe media” i ndau Qani Mehmedit titullin Post Mortum “Ambasador i imazhit shqiptar” për kontributin e dhënë në mas mediat mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
Pjesë e këtij manifestimi përkujtimor që u zhvillua nën përkujdesjen e komunës së Kërçovës, ishin edhe këngët e interpretuara nga solisti i njohur Dervish Dervishi dhe vajza e Qaniut, sopranoja Besiana Mehmedi.
SHABAN DALIPI
