Maqedoni

VMRO-DPMNE: Nuk nisim negociatat, negociojmë historinë

17.07.2022 14:48

VMRO- DPMNE akuzon qeverinë se në Sofje ka nënshkruar protokollin për ndryshimin e historisë dhe bullgarizimin e vendit....

VMRO- DPMNE akuzon qeverinë se në Sofje ka nënshkruar protokollin për ndryshimin e historisë dhe bullgarizimin e vendit, duke i futur këto çështje si pjesë të kornizës negociuese me BE-në. Për opozitën, të martën në Bruksel, përfaqësuesit e qeverisë vetëm do fotografohen, ndërsa negociatatat e vërteta do t’i fillojë vetëm Shqipëria. 
 
“U nënshkrua protokolli me të cilin Maqedonia nuk do të negociojë për ecurin me BE-në , por do të negociojë me Bullgarinë për historinë e saj. Në Sofje u nënshkrua protkolli i cili do të jetë pjesë e kornizës negociuese e vendit me BE-n, Me këtë protokoll,  në të cilën qendron nënshkrimi i Ministrisë së Jashtme, ndryshimi i historisë dhe ndryshimi i librave sipas dëshirës bullgare do të jenë kusht për ecurinë e Maqedonisë drejtë BE-së. Kjo qeveri tradhtare u pajtua për ndryshimin e historisë dhe ndryshimin e librave, respektivisht për bullgarizimin e hapur si kushtë i vetëm për ecurin evrointegruese të këtij vendi.”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: E ardhmja në BE e garantuar, do apo s’do opozita
 
Nga LSDM ripërsëritin se ardhmja europiane është e garantuar si asnjëherë më parë dhe këtë  askush nuk mund të mohojë pavarësisht se sa mundohet opozita të shtrembërojë të vërtetën
 
“Kuvendi mori një vendim shtetëror me të cilin realizohet qëllimi tjetër strategjik - negociatat për anëtarësim në BE si maqedonas me formulim të pastër të gjuhës maqedonase dhe me çështje bilaterale jashtë procesit negociues. Të martën, vendi fillon negociatat me BE-në përmes konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel. Ky është një kapitull historik për vendin tonë, pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, më në fund po fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian.”, tha Bogdanka Kuzleska, zëdhënëse e LSDM -së.
 
Deklaratat noteriale të opozitës, LSDM i quan manipulim, VMRO me bazë juridike
 
LSDM dhe VMRO-DPMNE shkëmbyen akuza edhe sa i përket nënshkrimit të deklaratave të noterezizuara të deputetëve të opozitës për të mos votuar në të ardhmen ndryshimet kushtetuese. 
 
“Sipas juristëve të cilët kanë dhënë mendimet e tyre profesionale, deklaratat kanë lëshime trashanike që dëshmon se ato janë të pavlefshme, jo ligjore dhe jo Kushtetuese. Kjo dëshmon manipulimin e hapur të Mickoskit njëjtë si me bluzat të cilat i mbante me mbishkrimin “JO”, i ftoi qytetarët në protestë, e ndau popullin dhe në fund në Kuvend as nuk votuan, por lëshuan sallën pa u prononcuar fare.”, tha Kuzleska.
 
“Deklaratat janë të qëndrueshme dhe kanë bazë juridike. E di që Qeveria po tenton të nxit një fushatë në opinion se gjoja po siguron 80 vota për ndryshimin e Kushtetutës, por ajo nuk do ndodhë sepse së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Është e turpshme si Qeveria i keqpërdor bashkësitë tjera etnike.”, tha Nikollovski.
 
Ai thotë se VMRO-DPMNE nuk është kundër kroatëve, malazezëve dhe egjiptianëve në Kushtetutë, por vetëm kundër bullgarëve të cilët sipas opozitës, kontestojnë gjuhën dhe identitetin maqedonas.
 
REXHEP QAMILI