Sportet E Tjera

Krasniqi me 21 mars në luftë për titullin e botës

14.01.2015 12:04

Gjithçka tashmë është e qartë. Kampi i Haxhi Krasniqit konfirmoi se me 21 mars do të zhvillohet betejë e madhe për titullin e botës...

Krasniqi, i cili më 20 dhjetor mbrojti titujt në versionin Continetal WBA dhe Intercontinental WBO, do të luftojë për titullin e botës në versionin WBA, kundër gjermanit të mirënjohur, Jurgen Brahmer.

“Tani është zyrtare! Haxhi Krasniqi do të lufton me 21 mars 2015 për titullin WBA të botës në kategorinë gjysmë të rëndë kundër kampionit të botës, gjermanit Jürgen Brähmer. Lufta Krasniqi vs. Brähmer do të mbahet në "Stadthalle" në qytetin gjerman ROSTOCK”, shkruan në facebookun e kampit të Krasniqit, kryetrimit të Kosovës.