Maqedoni

Nënshkrimi i Protokollit, Varhelyi: Europa ecën përpara, së bashku më të fortë!

17.07.2022 17:09

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi...

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, ka përshendetur nënshkrimin e protokollit bilateral ndërmjet republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për fillimin e negociatave jo vetëm për Shkupin por edhe për Tiranën. 
 
“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së për të mbledhur Konferencën e parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Europa ecën përpara! Së bashku më të fortë.”, ka shkruar ai.