Botë
Protokolli dypalësh, Petkov: Nënshkrimi, fundi i një procesi të rëndë
17.07.2022 17:24
Kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov, thotë se nënshkrimi i protokollit bilateral...

Kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov, thotë se nënshkrimi i protokollit bilateral, është fundi i një procesi të rëndë për autoritetet në Shkup dhe Sofje, e jo vetëm për Ministritë e Punëve të Jashtme.
Në një postim në Facebook Petkov thotë se ky është fundi i një procesi të vështirë, për të cilin qeveritë e të dyja vendeve punuan përkundër pengesave të panumërta të brendshme dhe të jashtme. Ai shton se Bullgaria së bashku me vendet e tjera të BE-së do të vazhdojë të punojë me fqinjët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia e veriut, për të realizuar së bashku ëndrrën për një të ardhme evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
