Maqedoni

Tërmet 3.4 ballë në Prilep dhe Manastir

17.07.2022 17:47

Rrjeti telemetrik sizmologjik i RMV-së, ka regjistruar sot në orën 15:40 një tërmet 92 km në jug të Shkupit...

Rrjeti telemetrik sizmologjik i RMV-së, ka regjistruar sot në orën 15:40 një tërmet 92 km në jug të Shkupit, me origjinë nga zona epicentrale Mrezhicko -Kavadar.
 
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka pasur e magnitudë lokale 3.4 ML dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata e Prilepit dhe Manastir dhe rrethinë.