Botë

Lufta në Ukrainë, Rusia nis sulmin me raketa në Donetsk

17.07.2022 18:06

Policia Kombëtare e Ukrainës akuzon Rusinë se ka nisur një sulm të dyfishtë me raketa....

Policia Kombëtare e Ukrainës akuzon Rusinë se ka nisur një sulm të dyfishtë me raketa kundër qytetit të vogël të Pokrovsk në rajonin e rrethuar të Donetskut.
 
Pas sulmeve pati raportime për persona të vdekur dhe të plagosur, por burimet ukrainase nuk dhanë një numër të saktë. Zyrtarët e policisë thanë se Rusia kishte përdorur raketa balistike Iskander-M kundër një zone të banuar dhe se shpërthimi dëmtoi të paktën 27 shtëpi. Një video e publikuar nga Policia Kombëtare e Ukrainës në faqen e saj në Facebook tregon pasojat e sulmeve. Policia lokale po mbledh prova  për atë që e përshkruan si një "krim lufte të Federatës Ruse".
 
Mediat ukrainase të lajmeve raportuan gjithashtu dy sulme shtesë raketore ruse kundër komunave të vogla rurale në Donetsk.