Maqedoni
Shpaloset protokolli me Bullgarinë, Osmani: Është reciprok, obligime të dyanshme
17.07.2022 18:29
Ministri i jashtëm Bujar Osmani shpalosi protokollin e nënshkruar me honmologen bullgare Gençovska....

Ministri i jashtëm Bujar Osmani shpalosi protokollin e nënshkruar me honmologen bullgare Gençovska. Të gjitha pikat kanë obligime të barabarta dhe reciprocitet ndaj palëve, pohon ai. Përkrahja e Bullagrisë për procesin eurointegrues të vendit është pjesë e protokollit dhe do të shkojë sipas këtyre etapave: mbajta e konferencës së parë ndërqeveritare, fillimi i skriningut, konferenca e dytë ndërqveritare dhe hapja e kapitujve. Konferenca e parë ndërqeveritare mbahet të martën në orët e mëngjesit, ndërkaq vendimi për konferencën e dytë merret të hënën pasdite dhe për të vendos BE-ja, tha Osmani.
“Bullgaria shpreh gadishmëri të pajtohet që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe RMV-së, me mirëkuptim se konferenca vijuese ndërqveritare për kompletimin e fazës së hapjes së bisedimeve për anëtarsim, do të mbahet menjëherë pasiqë RMV të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj. Fakti që Republika e Bullgarisë do të përkrah kornizën ku gjuha definohet si gjuhë maqedonase dhe do të lejojë nënshrimin e FRONTEX-it në gjuhën maqedonase, ne këtë problem e kemi mbyllur.”, deklaroi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
Protokolli dëshmon edhe gadishmërinë e RMV-së për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Ministri Osmani beson se ndryshimet do të ndodhin për shkak se sipas tij, të gjitha partitë kanë orientim eurointegrues.
“Unë gjatë këtyre dy viteve, kam biseduar me të gjitha partitë politike, përfshi edhe opozitën dhe e di saktë edhe qëndrimin e tyre sa i takon ndryshimeve ksuhtetuese lidhur me inkuadrimin e komunitetete tjera. Ajo çka ndodh sot është politike. Unë në bazë të atij qëndrim kam koncipuar mënyrë për gjetjen e zgjidhjeve.”, deklaroi Osmani.
Përveç të dhënave për dialog politik Protokolli, ka paraqitur edhe takimet, punën e grupeve sektoriale, pikat e paketës katër plus 1dhe çfarë pritet nga të dy vendet në ato fusha sipas marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Lidhur me punën e komisionit historik, Osmani pohoi se dy qeveritë marrin përsipër të inkurajojnë punën e tij, por pa vendour afate. Qeveritë do të zbatojnë rekomandime vetëm pasi komisioni të arrijë marrëveshjem ndërkaq ekzekutivi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e komisonit.
“Nuk ka ikje nga obligimeve nëse Komisioni sjell vendim. Nuk i tregojmë ne komsionit çka të bëjë. ne nuk përzihemi në punë ne tyre autonome.”, tha Osmani.
Protokolli i nënshkruar do të jetë publik për opinionin më së voni deri mesnatën e kësaj të diele.
NERMIN MULAKI EJZULLAHU
