Maqedoni

Ahmeti për VOA: Shanc historik për RMV-në, ndryshimet kushtetuese pas dy vitesh

17.07.2022 18:53

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për “Zërin e Amerikës”...

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për “Zërin e Amerikës” ka folur për miratimin e propozimit francez dhe mbajtjen e konferencës së parë ndër qeveritare që pritet të zhvillohet nesër në Bruksel. A i tha se opozita maqedonase tentoi ti manipulojë qytetarët për të rritur rejtingun.
 
“Opozita u përfshi në një valë emocionesh, nga një valë folklorizmi. Pati një tendencë për manipulim të masave, gjoja se po humbet identiteti dhe gjuha maqedonase dhe po asimilohet kombi maqedonas me atë bullgar. Të gjitha këto ishin për politika ditore dhe për të rritur rejtingun e partive.”, tha Ahmeti.
 
Foli edhe për ndryshimet kushtetuese.
 
“Nuk mendoj që ky problem do të jetë problem kryesor që të pengohet zhvillimi i procesit të mëtejshëm i anëtarësimit të RMV-së në BE. Çështja e kushtetutës hapet pas dy vitesh, kështu është agjenda që e parashikon protokolli, siç parashikon edhe çështje tjera që duhet zgjidhur brenda kësaj kohe. Pas dy vitesh, të gjitha forcat politike duhet rreshtuar drejtë, a do jenë për Evropën, për demokraci të mirëfilltë sundim të ligjit dhe shtet ligjor.”, tha Ahmeti.