Maqedonia nesër do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në

18.07.2022 10:16

Maqedonia nesër në Bruksel do të mbajë Konferencën e parë....

Maqedonia nesër në Bruksel do të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.

Menjëherë pas kësaj fillon skriningu i cili do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim dhe mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet në Kushtetutë.

Dje në Sofje është nënshkruar edhe protokolli bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa para kësaj është mbajtur takimi i komisionit ndërqeveritar, ku morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska.