Kurti: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

18.07.2022 12:07

Sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian....

Sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Për këtë ka shkruar në Twitter kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ai ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti ka shkruar se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.