Maqedoni

Vaksinimi kundër Covid në Kumanovë interesim i shtuar për dozën e katërt

18.07.2022 13:50

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, si në vend poashtu edhe në rajonin e Kumanovës...

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, si në vend poashtu edhe në rajonin e Kumanovës, ka filluar edhe rritja e numrit të të interesuarve për pranimin e dozës së tretë dhe të katërt të vaksinave anti kovid. Ditëve të fundit numri i të prekurve nga virusi Korona po kap shifrat mbi 20 pothuaj se çdo ditë.  
Ndërkohëqë vaksinimi kundër Covid-19 po zhvillohet pa pengesa, tani në Ambulancën në “Lagjen e Trimave” edhe atë çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në ora 19:00.
 
“Me rekomandim të MSH, nga java e kaluar ka filluar edhe tek ne aplikim i dozës së katërt të vaksinave antikovid, për personat mbi moshën 60 vjeçare, si dhe për ata që kan kaluar kohë 4 muaj nga pranimi i dozës së tretë. Me rritjen e numrit të të infektuarëve është rritur edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim, kemi rrheth 50 vaksinime në ditë për dallim nga muajt paraprak kur numri ishte tejet i vogël. Intersimi tek të rinjtët është shumë i ulët, pjesa më e madhe e të intersuarve për vaksinim janë personat mbi 60 vjeçare”, tha për TVM2 Valdrin Miftari, koordinator i pikës së vaksinimit për Covid-19- Kumanovë.
 
Edhe qytetarët të cilët kishin ardhur për tu vaksinuar u shprehën të kënaqur me procesin e vaksinimit, poashtu apeluan për vaksinim në numër sa më të madh.
 
“Vitin e kaluar kam pranuar vaksinën e tretë “Pfizer”, po ndihem mirë sikurse përpara. U apeloj të gjithve pamarr parasysh mosha, i ri apo i vjetër, apo a kanë ndonjë sëmundje kronike, që të vijnë e të vaksinohen”, tha mes tjerash një qytetar.
 
Ndryshe, siç na informuan nga Shtëpia e Shëndetit , në rajonin e Kumanovës numri i të vaksinuarve me vaksinat anti kovid qoftë me dozën e parë, dytë, tretë apo të katër, arrin shifra rreth 110.000 të vaksinuar.
 
FATLUM AQIFI