Maqedoni

Mickovski: Hapen negociatat për Shqipërinë mbyll për ne

18.07.2022 14:12

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski protokollin e nënshkruar dit më parë në Sofje...

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski protokollin e nënshkruar dit më parë në Sofje e ka cilsuar si nokaut dhe kapitullim diplomatik. Sipas tij konferenca e parë ndërqeveriare do të mbahet vetëm pas ndryshimeve kushtetuese për të cilën ai përsëriti qëndrimin se deputetët e partisë së tij nuk do të japin mbështetje.
 
“Si një nokaut dhe kapitullim diplomatik”. Ai protokoll hapi derën e negociatave për Shqipërinë, por e mbylli atë për Maqedoninë. Siç tha Gençovska, konferenca e vërtetë ndërqeveritare nuk do të mbahet tani, por pas ndryshimit të Kushtetutës. Dhe VMRO-DPMNE është garantuesi që kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk i ka 2/3 e pushtetit në Kuvend. Gençovska dha shembull se nuk e njeh gjuhën maqedonase, ne a do të përgjigjemi  në mënyr reciproke se nuk e njohim gjuhën bullgare?”,- tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: Protokolli, kemi gjuhë të pastër maqedonase
 
Por nga LSDM thonë se janë fundosur të gjitha gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit, VMRO-DPMNE-së dhe Levicës. 
 
“Dje u bë publik Protokolli dhe tani është e qartë, se gjithçka që thanë ishte gënjeshtër. Është vërtetuar,ajo që kemi thënë se gjuha maqedonase hyn në BE me formulim të pastër, pa fusnota, pa mbiemra dhe shpjegime shtesë. Nuk ka asnjë bullgarizim dhe asimilim siç kanë gënjyer Mickoski dhe VMRO-DPMNE. Komisioni merr vendime tërësisht autonome si në përmbajtje ashtu edhe në kohë, pa ndërhyrë në politikë dhe pa afate. Protokolli konfirmon: nuk lidhet fare dhe nuk kushtëzon fillimin e negociatave, ato fillojnë nesër përmes konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimit të shfaqjes.”,- thonë nga LSDM.
 
Hapja e negociatave, BDI: Veprim i drejtë i Kuvendit dhe Qeverisë
 
Edhe BDI konsideron që Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vepruan drejt, guximshëm dhe me mençuri në lidhje me propozimin e Këshillit të BE-së, me ç’rast nisin negociatat, si dhe ruhet dhe konfirmohet identiteti, gjuha, kultura e maqedonasve. 
 
Forcat destruktive në shërbim të agjendave të huaja vazhdojnë me mbjelljen e politikave të frikës tek qytetarët me krijimin e situatave të paqena për të krijuar tensione politike, etnike dhe të sigurisë me qëllimin e vetëm të përfitimeve partiake, por qytetarët u distancuan nga këto skenare izoluese dhe destruktive duke mos marrë pjesë në protestat anti BE. Koha do ta dëshmojë se kush ka të drejtë e kush po keqpërdor të ardhmen e vendit për fushatë partiake dhe në shërbim të agjendave të huaja.",- thuhet në reagimin e BDI-së.
 
NAIM RAMADANI