Maqedoni
Organizatat rome: Unitet dhe barazi në komunitetin rom
18.07.2022 14:48
Komuna e Shuto Orizares pret që klinika e gjinekologjisë të hapet në shtator...

Komuna e Shuto Orizares pret që klinika e gjinekologjisë të hapet në shtator, kjo është vetëm një nga nevojat urgjente me të cilat përballen gratë në këtë Komunë.
“Në komunën e Shuto Orizarit në shtator duhet të hapet ordinance e gjinekologjisë, por krahas kësaj, komuna po përgatit plane lokale të veprimit në fushën e planeve të veprimit shëndetësor që do të zbatohen në përputhje me këtë deklaratë për gjetjen e fondeve të reja dhe pjesëmarrje nga buxheti i vetë komunës.”, Seat Ismail nga vetqeversija lokale Shuto Orizare.
Përfaqësuesit e komunitetit rom nënshkruan një deklaratë me të cilën thonë se bashkohen nën moton e unitetit dhe barazisë.
“Moszbatimi i dokumenteve strategjike, niveli i ulët i pjesëmarrjes politike, ndarja e komunitetit rom në të gjitha bazat, mungesa e përfaqësimit të tij në punësime të reja në sektorin publik, politikat e pafavorshme shëndetësore dhe përjashtimi social përkeqësojnë ndjeshëm pozitën e romëve. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, tha Fatima Osmanovska nga komuna Shuto Orizar.
“Përfshirja në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Diçka që është e nevojshme që ne të mund të zbatojmë ato dokumente strategjike që i prekin romët në RSM.”, tha Zekir Abdullov, përfaqësues i organizatave të Shoqërisë Civile.
Konkluzioni i përbashkët i të gjithë të përfshirëve në iniciativë është se edhe në vitet e kaluara ka pasur një stagnim të madh në zhvillimin e komunitetit rom, edhe ate në shumë shtylla që prekin popullsinë rome.
SEDAT SELIMI
