Maqedoni
Covid 19, 899 raste të reja, 670 të shëruar në tre ditët e fundit
18.07.2022 15:09
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në tre ditët e fundit janë bërë 2.466 analiza...
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në tre ditët e fundit janë bërë 2.466 analiza, dhe janë regjistruar 899 raste të reja me COVID-19 më së shumti në Shkup 470.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve janë regjistruar 201 riinfeksione. Janë regjistruar 670 pacientë të shëruar më së shumti nga Shkupi 413. Gjatë tre ditëve të fundit dhe sipas regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me COVID-19 nga Termin im, nuk është raportuar për persona të vdekur. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 319.037, numri i të shëruarve është 306.979, numri i të vdekurve është 9.339, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.719.
