Predan: Maqedonishtja do të jetë edhe gjuhë zyrtare e BE-së
Gjuha maqedonase është e pranuar nga 26 vendet e BE-së....

Gjuha maqedonase është e pranuar nga 26 vendet e BE-së, dhe me këtë gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Europian.
Çdoher ndonjë nga vendet anëtare ka të drejtë të shfaqë rezervat e saja për ecurin e zhvillimit, por kjo nuk paraqet ndonjë problem në statusin e gjuhës maqedonase, sepse të gjitha vendet tjera nuk do ta pranojnë veton e ngritur për çështjen e gjuhës, ka pohuar dhe ka dhënë garancione ambasadori i Sllovenisë në vend, Milan Predan.
Sipas tij e rëndësishme është që treni i Maqedonisë së Veriut për në BE, ka filluar të lëvizë drejt Brukselit, dhe keni lëviz nga stacioni ku ka qëndruar i ndalur me vite e vite.
Amdasadori Sllaven poashtu pohoi se të gjitha vendet të cilat kanë lëvizur drejtë BE-së kanë pasur dhe janë ballafaqur me problem të tilla, kështu që edhe Sllovenia e kishte ndryshuar kushtetutën në kërkes të një anëtari ved fqinjë me Slloveninë.
“Sigurishtë se 26 vendet anëtare të BE-së e pranojnë gjuhën maqedonase, dhe të njëjtat nuk do të mund ta pranojnë veton eventuale të një vendi anëtare e cila ka rezerva ne gjuhën maqedonase, edhe pse ju duhet ta dini se gjatë negociatave për anëtarësim mund të ketë edhe situate kur duhet të kalohen disa pengesa edhe atë jo vetëm nga një vend, por edhe nga të tjerët. Këtë e them, sepse ne të gjithë këtë e kemi ndjerë dhe e kemi kaluar kur i kemi zhvilluar negociatat. Dikush ndoshta nuk e dinë, por edhe ne Sllovenët e kishim të detyrueshme ta ndryshojmë kushtetutën në kërkes të një vendi fqinjë” – u shpreh Ambasadori i Sllovenisë në RMV, Milan Predan.
Sipas tij është e mirë që RMV po fillonë negociatat për anëtarësim, dhe me këtë do të ketë qasje deri tek fondet paraqasëse të BE-së, por Predan poashtu apelon se sipas metodologjis së re thithja e fondeve do të nvaret nga reformat të cilat një vend i ka realizuar, dhe ato nuk do të jenë të holla të gatshme që një vend mund ashtu lehtë ti marë, por ato do të duhet të bazohen në përputhje me projektet e hartuara dhe të realizuara.
Ambasadori slloven, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë,Robert Kokan morën pjesë në një ngjarje informative për thirrjen publike për kofinancim të projekteve zhvillimore në kuadër të zhvillimeve bilateral të bashkëpunimit, i cili është hapur nga Qendra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të Sllovenisë.
Në këtë ngjarje morrën pjesë përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Europiane, dhe Kryetar të disa Komunave të vendit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
