Botë

Ndryshimet klimatike, zjarri shkrumboi mijra hektarë pyje në disa vende

18.07.2022 16:13

Ndryshimet klimatike po e shfaqin fytyrën e vërtet.....

Ndryshimet klimatike po e shfaqin fytyrën e vërtet. Paralajmrimet e kahmotshme të shkenctarëve për tmerrin që pason nga industrializimi i përshpejtuar dhe shkatërrimi i vazhdueshëm i planetit u bë realitet. Kontinenti i vjetër tani më disa javë është nën zjarr. Thatësira dhe temperaturat e larta shkaktuan zjarre të mëdha. Zjarri ka gllaberuar  mijëra hektarë pyje në Francë, Spanjë, Portugali dhe Greqi. Qindra njerëz humbën jetën dhe mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre. 
 
Një betej të vështir zhvillojn zjarrëfikësit francez në rajonin Zhiront, pasi që e kanë të vështir të vënë nën kontroll dy zjarre të ndara. Ekspertët paralajmërojnë se një katastrofë ekologjike kërcënon këtë destinacion të preferuar për turistët. 
 
“Erërat sollën gjithë lëvoret e drunjëve në bregdet. Është gjithandej.”, tha një qytetare.
 
“Era ndihet sapo të mbërrini. Është shumë shqetësuese dhe kjo ju pengon që të kënaqeni këtu dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm.”, u shpreh një qytetare.
 
Aktualisht ka dhjetra zjarre aktive në Spanjë. Zjarri në Malaga është vënë nën kontroll. Sipas vlersimeve përllogaritet se janë shkatërruar mbi dy mijë hektarë pyje. Ndërsa temepraturat kanë arritur deri në 44 grad Celsius dhe si pasoj e motit të nxetë kanë ndrruar jetë rreth 240 persona. 
 
“Shumë keq sepse lugina atje është shumë e bukur.”, tha një qytetar.
 
“Ne kemi kafshë atje, por nuk e  dim nëse do na lën të shkojm atje që ti shpëtojm.”, u shpreh një qytetar.
 
Pas disa javësh përpjekje, zjarrfikësit në Portugali më në fund arritën t'i vënë nën kontroll disa zjarre, por  edhe më tej në nivel shteti është alarmi për rezikshmëri të lart nga zjarret. E çuditshme por temperaturat e larta kanë arritur në Britaninë e cila njihet si vendi i shiut. Meterologët prognozojnë temperature të larta deri në 41 grad Celsius. Londra do të jetë qytetti më i nxet në botë me temperature më të larta edhe se Sahara Perëndimore dhe Karaibet.
 
SANIJE DURAKU