Maqedoni

PTHP bastis drejtorinë për Polici Financiare

18.07.2022 17:17

Prokuroria për ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka bastisur zyrat e Policisë Financiare....

Prokuroria për ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka bastisur zyrat e Policisë Financiare.

Prokurorja Villma Ruskoska tha se janë në procedurë para hetimore që sipas denoncimeve të qytetarëve ka dyshime për keqpërdorime nga Drejtoria e udhëhequr nga Arafat Muaremi. “Bastisja është në vijim. Po veprohet sipas denoncimit të një qytetari. Obligimi ynë është që të kontrollojmë. Presim të shohim nëse ka diçka bazë në denoncim”, deklaroi Ruskovska. Nga PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ndajnë më shumë detaje për bastisjen.