Nisin negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE

19.07.2022 10:16

E marta shënon edhe ditën historike....

E marta shënon edhe ditën historike të nisjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas agjendës së publikuar, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.

30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe në 12:30, Rama do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky dhe Komisionerin për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.

Në orën 15:00 është planifikuar edhe një takim ‘screening’ i kryenegtociatorit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Më pas, në orën 18:00 do të ketë një pritje të përbashkët të delegacionit shqiptar me atë maqedonas, me rastin e hapjes së negociatave.

Konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë që do të mbahet të martën është vetëm fillimin e një rruge të gjatë, që do të zgjatë për të paktën një dekadë, e që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane.