Prej të enjten temperatura tropikale në vendin tonë

19.07.2022 12:37

Prej të enjten vendi ynë do të përfshihet nga temperatura mbi 40 gradë....

Prej të enjten vendi ynë do të përfshihet nga temperatura mbi 40 gradë. Siç thonë nga DPHM, deri të dielën Maqedonia do të jetë nën ndikim të valës së të nxehtit dhe do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikshmërisë nga temperaturat e larta.

Vapë do të jetë veçanërisht ditën e premte dhe gjatë fundjavës kur temperaturat ditore do të kalojnë mbi 40 gradë.

Edhe në zonën e Shkupit temperatura ditore në këto ditë do të jetë rreth 40 gradë.