Botë
Dyshime se po armatos Ukrainën, Greqia i kërkon llogari Serbisë për ngarkesën
19.07.2022 12:59
Rusia ka hedhur dyshime se armatimet që po transportoheshin me avionin që u rrëzua në afërsi të Kavallës...

Rusia ka hedhur dyshime se armatimet që po transportoheshin me avionin që u rrëzua në afërsi të Kavallës, mbrëmjen e së shtunës, kishte destinacion Ukrainën dhe jo Bangladeshin.
Qeveria ruse ka kërkuar zyrtarisht informacion Greqisë lidhur me llojin e ngarkesës që po transportohej në bordin e Antonov 12. Edhe pse e refuzoi kërkesën ruse për informacion, Athina nuk vonoi të protestonte pranë qeverisë serbe lidhur me moslajmërimin prej saj për transportin e armatimit mbi qiellin grek. Presidenti serb deklaroi se ngarkesa ishte armatim për manovra dhe se nuk i duhej kërkuar leja Greqisë për transportin e saj, por ekspertimi i mbetjeve vërteton se ngarkesa ishte predha ushtarake të kalibrit 120 mm, mina tokësore dhe raketa 35 mm për platformat e montuara në helikopterët Mi 6 dhe Mi 8 të ushtrisë ukrainase.
Zona në të cilën ra avioni mbetet e rrethuar dhe në karantinë të rreptë. Burime nga ministria e jashtme greke, thonë se ngarkesa ishte paguar prej një kompania “of shore” në ishujt Keiman, e cila ka lidhje me qeverinë ukrainase, ndërsa kompania ukrainase Meridiana, pronare e Antonovit që u rrëzua, ka kontratë me NATO-n për transport të materialeve me destinacion Bullgarinë dhe Poloninë, prej nga ku materialet ushtarake drejtohen në Ukrainë. Mediat ukrainase publikuan edhe itineraret e avionit, ku konfirmohet se ai ngarkonte shpesh ngarkesa me destinacion Burgasin dhe Ostravën.
GYLTENE SINANI
